Moderatorja e njohur e “Wake Up”, Ori Nebiaj është infektuar me koronavirus.
Lajmin e dha mëngjesin e sotëm live në emision kolegu i saj, Isli Islami gjatë bisedës me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
“Nuk e di nëse te 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga “Islam Alla”, identifikuar me emrin Oriela Nebiaj që tregonte për simptomat që kishte. Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid. Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, bëri të ditur Isli.
Kujtojmë se në fillim të muajit, edhe moderatori Isli Islami u infektua me Covid-19, por ia doli ta mposhtë sëmundjen dhe t’i kthehet normalitetit.





