Fansat e “The Masked Singer” duan që këngëtarja Rita Ora të hiqet nga shfaqja, pasi ka thyer rregullat e koronavirusit duke organizuar festë për ditëlindjen e 30-të gjatë bllokimit, shkruan “Mirror”.
“Rita Ora duhej të ishte hequr nga #TheMaskedSinger, pasi me vetëdije theu rregullat e bllokimit! Shembull i shkëlqyeshëm Rita !!!”
“Kur po tërhiqet Rita Ora nga The Masked Singer? Bllokimi është për të gjithë.”
“Më pëlqen Rita Ora, por sa më shumë që dëgjoj për këtë rast, aq më shumë mendoj se duhet të largohet nga “The Masked Singer”. Qëndrimi i saj në shfaqje duhet të konsiderohet si i paqëndrueshëm nga ITV. Një shembull duhet të jepet.”, shkruajnë ndjekësit në Twitter.
Rita u kritikua për organizimin e festës për ditëlindjen e 30-të në restorantin luksoz të Londrës, Casa Cruz në Notting Hill, gjatë bllokimit në nëntor.
Ajo kërkoi ndjesë dhe u zotua se do të paguante gjobën prej 10,000 funta, por disa besojnë se ajo nuk duhet të lejohet të qëndrojë në The Masked Singer, sepse theu rregullat.





