Këngëtari i njohur amerikan, Robbie Williams ka blerë një rezidencë në Zvicër, vlera e së cilës arrin deri në 24 milion paund sipas “Mirror”.

46-vjeçari edhe gjatë pandemisë kishte treguar se jetonte bashkë me familjen e tij, në po të njëjtin vend. Edhe pse qëndrimi nuk pretendohej të ishte i përhershëm, duket se Williams ka ndryshuar mendje.

Tashmë 46-vjeçari dhe bashkëshortja 41-vjeçare, Ayda Field, përfshirë edhe katër fëmijët: Teddy, 7 vjeç, Charlton, 5 vjeç, Coco, 23 muajsh dhe djali i vogël Beau, 6 muajsh, janë shpërngulur në shtëpinë afër liqenit “Geneva”.

Prona e tij arrin mbi 356 metra katrorë dhe sipas një burimi nga “The Sun”, familja e tij është shumë e kënaqur me këtë zgjedhje, sepse ata e duan ritmin e jetës, hapësirën dhe qetësinë që ka ai vend.

Për më tepër, lagjja është me banorë të pasur, prandaj privatësia e tyre respektohet plotësisht. Robbie ka kaluar edhe koronavirusin vetëm me simptoma të lehta dhe këtë javë zbuloi se ishte ngritur sërish në këmbë dhe bën më shumë se 10,000 hapa në ditë.