Ka arritur një sukses të madh me hitet e saj dhe numëron mijëra klikime  me këngët  në Youtube.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare   me famë botërore Ava Max.

 Max, në një intervistë për “Forbes”, ka folur për faktin se tregohet shumë feministe në këngët e saj.

Ajo tha se i urren të gjithë ish-partnerët e saj.

Unë në thelb e bëj gjithçka një himn femëror. Ky është problemi. Nuk e di në se kjo përbën problem për disa. Mund të jetë për disa njerëz. Nuk është për mua. Është qesharake kur shkon në internet dhe lexon komente të tipit: ‘A do të flasë ajo për burra të ashpër gjatë gjithë kohës?’ Dhe unë them: ‘Po’. Unë i urrej të gjithë ish-partnerët e mi”- shprehet ajo.