Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është pyetur nga gazetari Adi Krastën gjatë një interviste në Syri Tv nëse ka ambicie për t’u bërë kryetar i PD-së .

“Kryetar i PD? Problemi kryesor. Kryetarit nuk i bëhet ofertë. Kryetari duhet të dalë në mënyrë natyrale. Duhet të jetë një proces që të ketë tranzicion me model të vjetër, nuk mjafton legjitimiteti. Kryetari duhet të rrezatojë besim në opinionin publik. Nëse do të ishte kjo trajektorja, do pranoja.

Ka ardhur koha që PD ka nevojë për kryetar. Duhet të hyjmë në një periudhë moderne të partive. Lideri mund të mos lindë për shumë kohë, por një parti nuk mund të mos ketë kryetar. Berisha tha kryetari bëhet lider kur çon parti në fitore” – tha Bylykbashi.