Një 59-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar.
“Më datë 22.01.2022, rreth orës 13:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç.”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





