Reperja me famë botërore, Cardi B ka treguar se testohet herë pas here për Covid-19 për shkak të frikës, por edhe sepse është në kontakt me shumë njerëz, shkruan “People”.

Ndaj, Cardi B shpenzon shuma të mëdha parash jo vetëm për t’u testuar vetë, por edhe për skundrën e saj. Ajo është shprehur se në këtë situatë shumë njeëz po përfitojnë në kurriz të të tjerëve.

“Unë testohem për COVID-19 4 herë në javë. Skuadra që kujdeset për mua dhe menaxherët po ashtu testohet. Sa herë që ne testohemi harxhojmë 250$. Kjo është me të vërteë një biznes i ri. Është falas kur shkon te doktori, por kur është për punë dhe ti duhet të marrësh njerëz që ta bëjnë testin në shtëpi, nuk është falas. Është e domosdoshme që të testohemi, sepse nëse ti je në hapësirën time dhe infektohesh me Covid, unë mund të paditem”, ka thënë reperja.

Cardi ka shpjeguar se nuk e ka bërë të gjithë këtë për t’u ankuar, por për të nxjerrë në pah faktin se testimet “janë kthyer tashmë në një biznes të mirëfilltë, sikur të ishin pjesë e planit të pandemisë”.