Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka mbërritur në qytetin e Durrësit ku është pritur nga mbështetësit e tij.
Në shesh po ashtu kanë dalë edhe mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët kërkojnë largimin e Bashës.
Forcat e policisë kanë zbarkuar në sheshin “Liria”, ku ndodhen mes mbështetësve, për të shmangur ndonjë përplasje midis tyre.
Megjithëse Basha është futur brenda ambeinteve të pallatit të kulturës ku do të zhvillojë një takim me anëtarësinë e PD-së së Durrësit, mbështetësit e Berishës nuk janë larguar nga sheshi. Ata me pankarta në duar kërkojnë rrëzimin e tij.