Ndonëse është bërë traditë që të gjithë banorët e eleminuar marrin pjesë për të diskutuar për largimin nga shtëpia dhe rrugëtimin e tyre në “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj, ndryshe nga Xheisara dhe DJ Dagz, refuzoi të ishte e pranishme në “Big Brother VIP Fan Club”.

Në fund të emisonit të sotëm, moderatorja Dojna Mema bëri me dije se Beatrix e ka patur të pamundur të ishte në emision për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Dojna shprehu mirëkuptim për gjendjen e saj dhe theksoi se pritet që Beatrix të jetë në emision në javët e ardhshme.

Që pas eleminimit dhe mbërritjes në studio, shikuesit nga shtëpia, opinionistët në program, moderatorja Arbana Osmani dhe ish-banorët vunë re trishtim në sytë e Beatrix. Ajo u shpreh se e trembte bota jashtë. “Mendoja se nuk do të më mbanin këmbët,” tha këngëtarja teksa hyri në studio.

Beatrix e nisi rrugëtimin në reality show në fund të tetorit, së bashku me Einxhel dhe Sara Berishën, një rrugëtim ndoshta më i komentuari për këtë edicion, sidomos pas lidhjes së shumëpërfolur me Donaldin.