Blogerja e njohur, Sarah Berisha, gjatë qëndrmit të saj në shtëpinë e “BBV” është parë se ka pasur një shoqëri të mirë me Beatrix Ramosajn.

Ish-banorja, iu është përgjigjur disa pyetjeve që ndjekësit i kanë bërë dhe njëra prej tyre ishte nëse ajo ka komunikuar me Beatrixën mbas daljes nga shtëpia.

Sarah ka treguar se ‘nuk ka folur personalisht me këngëtaren por ka shkëmbyer mesazhe me mamanë e saj’.

“Ke folur me Trixën?”- e ka pyetur një ndjekës.

“Me Trixën personalisht jo, por kam shkëmbyer dy mesazhe me mamanë e saj për ta pyetur për gjendjen e Trixës”, është përgjigjur blogerja.