Moderatori dhe aktori i njohur, Salsano Rrapi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Goca dhe Gra’, ku nuk nuk i ka shpëtuar ‘pyetjes rrufe’ të moderatores Armina Mevlani, nëse do të ketë një rikthim të Xhemi Shehut në ekran.
Ndërsa hezitoi disi, Salsano ‘u dorëzua’ duke zbuluar projektin më të ri që do të sjellë së bashku me Xhemin.
Moderatorja Xhemi Shehu do të moderojë në krahë të Salsano Rrapit, ndërsa ky i fundit është autor i këtij emisioni, teksa vlen të përmendet një tjetër rikthim i fuqishëm! Altin Basha do të jetë regjisor i këtij emisioni të ri.
“Po, Xhemi Shehu do kthehet. Do jetë përkrah meje në një program të ri që s’ka të bëjë me Portokallinë. Është në bashkëpunim me Top Channel, unë jam autor. Xhemi së bashku me mua është moderatore. Regjisor është Altin Basha dhe ky do të jetë një emision i ri”, u shpreh Salasano.