Filmi britanik i titulluar “Twist” do të shfaqet në SKY Cinema në datën 29 janar. Pjesë e këtij filmi është dhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Filmi përmban një kast britanik me të gjithë yjet e famshëm, duke përfshirë dy herë fituesin e Çmimit “Oscar”, Sir Michael Caine në rolin e ‘Fagin’, Lena Headey në rolin e “Sikes”.

Rita Ora luan rolin e ‘Dodge’, Franz Drameh në rolin e ‘Batesey’, Sophie Simnett në rolin e ‘Red’ dhe prezantimin e Raff Law në rolin kryesor të “Twist”. Skenari i “Twist” është shkruar nga John Wrathall dhe Sally Collett, ndërsa producentë të tij janë: Matt Williams, Ben Grass, Jason Maza dhe Noel Clarke.

Filmi është një intepretim i ri i veprës së njohur “Oliver Twist”, i gjeniut të letërsisë Charls Dickens. Rita është shprehur shumë e entuziasmuar për këtë rol të ri të saj, duke rrëfyer se Dickens është një prej autorëve të saj të preferuar. “Shumë njerëz nuk e dinë këtë gjë për mua, por unë jam shumë e apasionuar pas librave”. 

Rita ka shfaqur gjithmonë ambicien për të qenë pjesë e botës së kinematografisë, më herët ajo ka pasur edhe një rol të vogël në “50 Shades of Gray”.