Në televotimin e së premtes mbrëma në Big Brother Vip ishin dy banorët e rinj, Tani dhe Egzona. Pas 4 personave që fituan imunitet nga votat e publikut vetëm disa prej tyre mund të nominoheshin.

Banorët më të nominuar dolën Egzona dhe Tani. Në verdiktin që Arbana lexoi në mbrëmjen e djeshme ishte se më pak i votuara nga publiku ishte Egzona.

Pasi u përshëndet me banorët e tjerë, ajo la shtëpinë më të famshme në Shqipëri.