Ditën e djeshme të gjithë banorëve të “Big Brother VIP” iu dha mundësia për të bërë një tatuazh brenda mureve të shtëpisë. Ishin Iliri, Donaldi dhe Monika, ato që vendosën që të bënin nga një tatuazh.
Nga ana tjetër, duket se Beniadës i ka pëlqyer tatuazhisti, pasi teksa bisedonte me Arjolën është shprehur “do e haja me sy”.
Biseda mes vajzave:
Beniada: Nuk e di, ai më shikonte mua, unë shikoja tjetrin. Nuk e shikoja dot në sy, se po ta shikoja në sy do ta haja me sy
Arjola: Ishte shumë simpatik
Beniada: Po, ishte shumë i lezetshëm
Arjola: Pse nuk ndenje pak më shumë tek ajo dhoma, do t’i biesh pishman
Beniada: Po kisha turp
Arjola: Po kur do rritesh, po turp do kesh gjithmonë
Beniada: Po, ça të bëj kështu jam. Kam turp
Arjola: Edhe unë
Beniada: Prandaj jemi beqare. Kur vjen një djalë i bukur, ai andej, unë këtej. Kam ikur gjithmonë, nuk e di pse
Arjola: Ky është stili
Beniada: Unë iki nga turpu