Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ditën e djeshme gjatë prezantimit të GEN, ekipit të Gjeneratës për Ndryshim.

Kryemadhi deklaroi se Kejdi i është bashkuar LSI-së kur ishte 16 vjece dhe vazhdon edhe sot që është bërë nënë me fëmijë.

Ndërsa ditën e sotme kryetarja e LSI-së ka postuar një foto të vogëlushes, Lura. Emri i saj vjen nga origjina e të atit prej Lurës shqiptare.

Përshëndetje miq, ju ftoj të njiheni me këtë e bukur! Kjo është Lura, vajza e Kejdit dhe Arbrit. Emrin e veçantë e ka marrë nga origjina e të atit, prej Lurës shqiptare së bukurive të rralla. Mirë se erdhe mes nesh Lura”, shkruan kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

foto galeri