Pasi u rikthye në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira u vendos në suitë, ku herë pas here mblidhen të gjithë banorët. Mbrëmë i shkuan për “vizitë” Arjola, Monika dhe Beniada.

Teksa po bisedonin me njëra-tjetrën, Einxhel në një moment u shpreh se një prej djemve, që duket se i referohet Ilirit dhe Donaldit, do të shkojë në finale.

Biseda mes vajzave:

Einxhel: Një nga çunat shkon, nuk e di pse. Do ishte në fund siç ka qenë gjithë këto javë, çdo gjë mes atyre të dyve.

Beniada: Mund të jetë kështu, por mund dhe të mos jetë asnjëri, nuk i dihet. Loja është lojë për këtë arsye. Në lojë të gjithë gjërat mund të jenë.

Einxhel: Edhe e thashë sot në dhomën e rrëfimit që vërtetë Big Brother ka qenë një sfidë dhe një lojë shumë e fortë, por mendoj që provën më të fortë, unë me të gjithë të tjerët po e kalojmë këto ditë me krahun tim. Është një anë humane e banorëve që kanë ngelur.

Beniada: Ka qenë gjithmonë.