Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në programin “Ëndërrtjerrësit” ku ka zbuluar detaje nga karriera e saj e gjatë si moderatore e programeve më të suksesshme në televizion.

Por jo vetëm kaq! Arbana ka kujtuar fillimet e saj e më konkretisht, kohën kur ka trokitur në derën e “Top Albania Radio” për të realizuar një audicion si prezantuese.

Ka qenë viti 1998, kur Arbanës dikush i ‘mbylli derën’ në fytyrë. Ajo ka rrëfyer se ka qenë Bojken Lako, ai i cili e ka refuzuar moderatoren. Arbana ka thënë se Bojkeni i shpjegoi që nuk kishin nevojë për prezantuese asokohe.

I rashë derën dhe në ato momente doli Bojken, e përshendeta dhe i thashë nëse dëshironte të më bënte një audicion pasi doja të punoja si prezantuese“.

Mirëpo, më pas Arbana ka shpjeguar se Bojkeni ka qenë një ndër shtysat e saj më të mëdha për zhvillimin e karrierës si prezantuese.

Osmani vijon të jetë një ndër moderatoret më në zë të momentit. Ajo ka arritur të korrë sukses pas suksesi me programet që ka moderuar, ku ndër ta janë pikërisht: “Big Brother” dhe “Dua të të bëj të lumtur”.