Merkato e orëve të fundit ka ardhur me një hipotezë të çmendur. Barcelona dhe Paris Saint-Germain po mendojnë për një marrëveshje që do të ishte e kënaqshme për të dyja skuadrat.
Sipas medieve spanjolle, të dyja klubet po diskutojnë për një shkëmbim të Ousmane Dembele dhe Mauro Icardi, nga i cili mund të përfitojnë të gjithë, duke çliruar klubet nga situatat e pakëndshme dhe duke rikthyer sulmuesin argjentinas në skuadrën ku ai u rrit.
Barça prej disa kohësh ka qenë në dilemë mbi skadimin e kontratës së Ousmane Dembele, dhe ka ndërprerë negociatat për rinovim. Sulmuesi 24 vjeçar është angazhuar 399 minuta gjatë kampionatit, por në asnjërën prej tyre nuk ka mundur të gjejë rrugën drejt rrjetës.
Në anën tjetër PSG po mendon për mundësinë e shitjes së Mauro Icardit, shënuesit të 4 golave gjatë 962 minutave të aktivizuara këtë sezon.





