Ed Sheeran është artisti më i dëgjuar në botë. Këngëtari ka lënë pas yllin shqiptar, Dua Lipa.

Artisti raportohet se është dëgjuar 4.3 milionë herë në të gjithë globin, ndërsa këngëtarja shqiptare 4.2 milionë herë.

Ndërkohë vendi i tretë shkon për The Weeknd, i cili ka 3 milionë dëgjime në vit, sipas Viberate.

Kompania raporton se muzika rok ka pasur ringjallje, duke u renditur si zhanri i dytë më i madh me 79.9 milionë dëgjime.

Megjithatë, muzika pop mbetet më e preferuara me 141 milionë dëgjime.