Një deklaratë e Einxhelit për vëllëzërit Veshaj se janë bërë të famshëm nga të dashurat e tyre solli një debat të ashpër mes Donaldit dhe moderatores.
Kjo deklaratë është diskutuar nga banorët dhe pas përfundimit të programit.
Sipas Arjoles në deklaratën e Einxhel ka një farë vërtetësie, pasi dhe ajo ishte intriguar për ta njohur aktorin pas lidhjes së tij me moderatoren Bora Zemani.
Pjesë nga diskutimi:
Arjola: Fol ndonjë gjë
Donaldi: Çfarë të flasësh, s’bëhet fjalë as për lojë më. Të shpifet vetja për Zotin.
Arjola: Po pse? Nuk mendoj se duhet të shpifet vetja dhe të them atë që mendoj përpara se të shkoj në dhomën e rrëfimit që ti thua gjithmonë që nuk ma thua.
Donaldi: Ndryshe është të thuash diçka dhe ndryshe është të thuash diçka me keqdashësi, janë dy gjëra komplet ndryshe.
Arjola: Po por ti nuk duhet të mërzitesh.
Donaldi: Të fusësh vëllain tim, çfarë pune ka Romeo këtu? Ma jep do ti përgjigjen e kësaj.
Arjola: Ok, nuk jam dakort që Romeo është brenda. Nuk është ndonjë keqdashësi. Ato janë gjëra që e vrasin atë. Kam qënë dhe unë në kushtet e Einxhelit, sigurisht nuk do t’jua përmendja shumë gjëra për shkak të lojës. Dhe këto i flasim kur të dalim.
Donaldi: Më duket vetja i shpifur.
Arjola: Nuk ka përse të duket vetja i shpifur se ka një fije vërtetësie në fjalët e Einxhelit që s’duhet të të vrasë. Se unë përshembull nëse jam intriguar të të njoh është pikërisht nga lidhja jote e dashurisë. Kjo absolutisht nuk ka asgjë të keqe se mund t’i ndodh dhe një femre që nuk është e njohur fare lidhet me një person publik dhe bëhet e njohur.
Donaldi: E ke shumë gabim.