Moderatorja simpatike Rudina Magjistari ka ndarë shpesh histori nga jeta e saj personale gjatë intervistave që ka zhvilluar.

Gjatë një bisede mbi shpimin e veshëve të vajzave të vogla, moderatorja ka kujtuar dy episode gazmore, njërin prej të cilit me vajzën, Mian. Prej tij, rrodhi një tjetër moment po nga fëmijëria e Rudinës, disi i dhimbshëm për këdo që e ka provuar.

Rudina Magjistari: Mendova që do ishte një moment që do ta zgjidhte vetë. Erdhi një ditë në shtëpi e më thotë: “Mami dua të vë vathë”, sepse një shoqja e vet i kishte shpuar veshët. Shkuam në dyqan ku do të shponim veshët. Kur pa si ishte procedura, ajo vegla me të cilën shpoheshin veshët, tha: “Mami, nuk jam gati”. I thashë: “Ti erdhe deri këtu, pse të mos e çojmë deri në fund?”, “nuk jam gati”, tha dhe pa diskutim është një dëshirë që duhet respektuar.

Pavarësisht se u mundova t’i tregoja historinë time, kur kemi shpuar veshët atëherë me gjethe hithre, fije peri, me gjalpë që të zbutej, me gjilpërë. Kur e kujtoj, ka qenë një grua shumë e vjetër, shumë e moshuar që na ka shpuar veshët mua dhe shoqes time.