Antonela Berisha u bë e njohur nga rrugëtimi i saj në programin e dashurisë Për’puthen dhe më pas mori pjesë në reality show “Big Brother VIP”.

Së fundmi ka qenë kryefjalë në media për shkak të pjesëmarrjes në “Sanremo 2022”.

Ditën e sotme ka treguar për ‘Ftesë në 5’ se ka qenë e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista me “vip-at”.

Ndër të tjera tha se ra në sy menjëherë me veshjet e saj duke i lënë të gjithë me gojë hapur.

Jam mësuar në tv shqiptar, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë se di të them, kënaqësi e madhe, rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbet me gojë hapur. Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë Top Channel”, tha Antonela.