Deputetja durrsake e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu, ka ndarë mëngjesin e sotëm një lajm të trishtë, atë të ndarjes nga jeta të babait të saj.

“Me hidherim  ju njoftoj për humbjen e babait tim, Fatmir Belegu.

Sa shumë do na mungosh i Miri jonë

 Përgjithmon në zemrat tona!

Varrimi bëhet sot në orën 15:00, tek varrezat e vjetra”, shkruan Spahiu në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, teksa ka shpërndarë edhe këtë foto familjare.

Babai i deputetes prej ditësh ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.