Vetëm 24 orë na ndajnë nga nata e spektaklit të “Big Brother VIP” dhe duket se tensioni po rritet gjithmonë e më shumë.
Të nominuarit e kësaj jave janë Donaldi, Beniada, Einxheli dhe Arjola, njëri prej të cilëve pritet të lërë shtëpinë.
Ditën e sotme, teksa fliste me Arjolën dhe Monikën në oborr, Einxhel tha se ka një siklet nëse eleminohet.
Ajo u shpreh se nuk dëshiron që të dalë në studio me jastëkun në krah, që e mban pas incidentit që i ndodhi.
Einxhel: Po ne 2 motrat që do bëjmë valixhet, do bëjmë rraqet.
Arjola: Unë do jua lë rraqet këtyre të mi bëjnë. Të lëvizin njëherë për mua.
Einxhel: I vetmi siklet që kam është të mos iki në studio me këtë jastëkun. Kaq. Këtë siklet kam. Nuk do të doja të ikja në studio me këtë jastëkun kështu. Solla një jastëk nga shtëpia. I panë të gjitha njerëzit.