Pas debatit me tone të ashpra që pati me Donaldin, Einxhel nuk ka hezituar të bëjë ironi për faktin se ai qëndron i distancuar dhe i mërzitur. Pranë tij kanë qenë Beniada dhe Monika, për të cilat Einxhel thotë: “Të rrinë me të se është i mërzitur”.
Teksa po qëndronte në oborr me Arjolën, erdhi Monika që i dha një puthje dhe Einxhel i kujtoi se e ka krahun e lënduar. Ndër të tjera u shpreh se “nuk ditëm të hajmë dhe kadaif dhe bakllava” duke ironizuar Monikën.
Einxhel: Avash se mezi e kam këtë shpatullën, vetëm një mbaj, nuk mbaj dy. Nuk jam nga ato që mban dy në një shpatull.
Monika: Po puthja Arjolën.
Arjola: Iku fare tani.
Einxhel: Mbylle mirë derën se ftohet Beniada se i hyn i ftohti.
Arjola: Iku Beni, xhelozon tani dhe ajo.
Einxhel: Të rrinë të dyja me Donaldin se është i mërzitur. Të mos e lejnë të mërzitet.
Arjola: E kanë se është më i vogli i shtëpisë.
Einxhel: Mbase mbase. Si nuk ditëm të hajmë dhe kadaif dhe bakllava.
Arjola: Më kanë mësuar drejt e drejt.
Einxhel: Jashtë nuk haj njërën as tjetrën, vetëm tollumbat haj.
Arjola: Unë haj kadaifin ndonjëherë.