Getinjo është një ndër reperët më aktivë në rrjetet sociale. Përveç se është shumë afër publikut me projektet e reja, ai zgjedh që të ndajë me ndjekësit herë pas here detaje nga jeta e tij personale.

Së fundmi, përmes një postimi në InstaStory ai i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij ku ka treguar se ka qenë 3 herë në burgjet e Hungarisë. Sipas asaj që ka deklaruar ai, kjo ka ndodhur në periudhën kur ka tentuar të kalojë kufirin duke u munduar të që dalë në Europë.

“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar keqtrajtim, njëri prej tyre edhe unë. Jeta është interesante! Tre herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dal në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, shprehet Getinjo në postimin e tij.