Ditën e sotme, Iliri dhe Beniada e kanë nisur duke qëndruar nën rrezet e diellit në oborr. Beniada e pyeti se si është të jesh finalisti i parë, ndërsa ai me shaka iu përgjigj “Përgjumësh”.
Ndër të tjera, Iliri paralajmëroi se spektakli i mbrëmjes së sotme do jetë i zjarrtë.
Iliri: Përgatituni sot se do të jetë zjarr Prime i sotëm. Beniada do kapë nga flokët Ilirin.
Beniada: Joo. I kam qejf ato flokët e buta.
Më pas filluan të flisnin për provën javore, idenë e Donaldit dhe komentet e vajzave të tjera.
Kujtojmë se gjatë gjithë kësaj jave, banorët janë munduar ta nxjerrin Beniadën nga zona e rehatisë, duke e detyruat atë që të zgjedhë mes Einxhel dhe Donaldit. Modelja ka ditur që të ruajë një ekuilibër mes të dyve