E ardhmja e Paulo Dybala mbetet akoma shumë e paqartë. Rinovimi me Juven nuk ka ardhur ende edhe pse palët janë afruar dhe larguar shumë herë gjatë kësaj periudhe, fakt është që mungon e zeza mbi të bardhë, ndërsa në fund të sezonit Dybala mund të largohet falas.
Inter prej kohësh ka shprehur pëlqimin për sulmuesin argjentinas, por zikaltërit nuk do të jenë të vetëm në këtë garë, gjithnjë nëse Dybala nuk rinovon deri në fund të sezonit.
Sipas Mirror, për Dybala interesohen pjesa më e madhe e ekipeve angleze duke nisur nga Liverpool, skuadër që e ka kërkuar edhe më herët, për të vijuar së fundmi me Man.United, Chelsea dhe Arsenal, të gjithë këto ekipe janë të gatshme në fund të sezonit të joshin Dybala për tu transferuar në Premier League.





