Bashkia Durrës hap tenderin për ndriçimin e disa rrugëve në qytet.
Bëhet fjalë për akset “Rruga Enkelejve”, “Pena e Artë” deri te kryqëzimi i rrugës “Dhimiter Kraja”.
Bashkia ka vënë në dispocizion fondin limit 9,178,000 lekë dhe afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit nga kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në tender është data 14 shkurt.
Në buxhetin e këtij viti është parashikuar ndërhyrja në 16 rrugë kryesore në Durrës, Plazh dhe Shkozet për të zëvendësuar sistemin e ndriçimit aktual me ndriçim Led.
Fondi i parashikuar në buxhetin e vitit 2022 kap vlerën 101 milionë lekë të reja, bëri të ditur në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për vitin 2021, kryetarja e bashkisë Emiriana Sako.
Në buxhet është parashikuar vendosja e ndriçimit Led në rrugët e mëposhtme:
Ndricimi i rruges “Mars 91” paralel me murin e portit
FV.Ndricimi rruga Andon Naci, Mozaiket, Profesor Halil Myrto
FV Ndricimi rruga Shoqeria Bashkimi, Aleks Komeni, Kristaq Boshnjaku, Paskal Prodani
FVNdricimi rruga Neki Libohova, Marta Durda
FV Ndricimi rruga Jahja Ballhysa, (Hysen Myshketa 70ml)
Fv Rruga Glaukia, (Hysen Myshketa 200ml)
FV Ndricim rruga “Asti Gogoli”, L.14, Shkozet
FV Ndricim rruga Haziz Shkupi”, L.14, Shkozet
Fv Ndricimi rruga Enkelejve, Pena e Arte, deri te kryqezimi Dhimiter Kraja
FV Ndricim rruga “Rrota e kuqe”, L.13, Plazh
Fv Ndricim rruga “Bajram Tusha” , L.14, Shkozet