Moderatorja Bora Zemani  është mjaft aktive së fundmi në rrjetin social Tik-Tok. Ajo dje iu bëri një lojë ndjekësve të saj duke u shtirur sikur është në pritje të ëmbël. Por një tjetër video e postuar nga ajo ka marrë të gjithë vëmendjen e ndjekësve dhe ka shkaktuar shumë komente. 

Në videon e publikuar nga ajo dëgjohet duke imituar zërin e një fëmije i cili thotë:

“Cfarë ke ti?

Unë kam një të dashur…

Kë ke të dashur

Atë…shoqen…”

Gjithashtu moderatorja e ka shoqëruar videon me një emoji:

Kanë qenë të shumtë ndjekësit që kanë komentuar, të cilët e kanë lidhur videon me ish-të dashurin e saj Donald Veshajn.

Çifti përjetuan një histori dashurie gati 2-vjeçare, por fundi i lidhjes së tyre nuk ishte i lumtur.

Aktori i premtoi brenda shtëpisë së Big Brother Vip se do dilte i vetëm nga aty dhe shkëmbyen puthje në buzë.

Por pak kohë më pas, Donald Veshaj e “tradhtoi” dhe nisi një lidhje brenda BBV me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.