Romeo Veshaj arriti që t’i befasonte të gjithë banorët e “Big Brother VIP” ditën e djeshme, pasi kaloi sipër shtëpisë më të famshme në Shqipëri me një helikopter duke hedhur karafila nga ajri.
E gjitha kjo u përkthye si një mbështetje ndaj vëllait të tij, Donaldit, por tashmë flitet se data 5 shkurt përkon me ditën e lidhjes së aktorit me prezantuesen Bora Zemani. Rikujtojmë se po në atë datë ai hodhi varsen nga muri.
Madje rikujtojmë dhe Borën që dikur tha: S’më ke dhuruar kurrë lule!
Mos ndoshta kjo ishte një shenjë tjeter nga i vëllai?