Regjisori i “Fast and Furious”, Rob Cohen po përballet me akuza për ngacmim seksual.
Ka qenë aktorja, Asia Argento ajo e cila ka akuzuar ka akuzuar Cohen në gazetën italiane ‘Il Corriere della Sera’ javën e kaluar. Ajo vuri në dukje se ishte hera e parë që po fliste publikisht në lidhje me pretendimin e përdhunimit nga regjisori, ndërsa punonte me të në filmin “xXx” së bashku me Vin Diesel dhe Samuel L. Jackson.
“Në atë kohë, me të vërtetë nuk e dija se çfarë ishte. U zgjova në mëngjes lakuriq në shtratin e tij”, tha ajo.
Në përgjigje të akuzave, Cohen bëri një deklaratë për Deadline duke mohuar kategorikisht rrëfimin e saj.
“Cohen kategorikisht e mohon akuzën e Asia Argento për sulm seksual, si absolutisht të rreme”, thuhet në deklaratë.
“Kur ata punuan së bashku, ata kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune dhe Rob e konsideroi atë si një mike, kështu që ky pretendim që daton nga viti 2002 është befasues, veçanërisht duke pasur parasysh ato që janë raportuar në lidhje me të në vitet e fundit”.





