Miliarderja Kylie Jenner ka sjellë në jetë fëmijën e dytë më 2 shkurt.
Ajo ka ndarë lajmin e ëmbël me ndjekësit në rrjetet sociale disa ditë më pas, duke postuar një foto me dorën e vogël të bebushit. Më tej, Kylie ka treguar pamje nga shtëpia e saj, e mbushur me lule për ta mirëpritur atë dhe djalin e saj.
Kylie dhe partneri i saj, Travis Scott janë po ashtu prindër të një vajze, Stormit, që pak ditë më parë festoi 4-vjetorin e lindjes. Ajo po ashtu është mjaft popullore në rrjetet sociale, madje në profilin e saj në “Instagram”, numëron mbi 400 mijë ndjekës.