Linjat e trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë janë pezulluar për këtë të hënë, për shkak të motit të keq.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 metër dhe forca e detit 5-6  deri 7-8 ballë. Për pasojë ndalohet dhe lundrimi i mjeteve te vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Kushtet e motit pritet të përmirësohen në datën 9 shkurt.

NJOFTIMI I PLOTË

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë🌧🌊

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe VERIPERËNDIM në daten7 Shkurt 2022 deri më 8 shkurt 2022 moti në gjithe bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë 🌊 Kushtet e motit përmirësohen në datën 9 shkurt 2022 mbas orês 6 të mëngjesit.

Për shkak të kushteve të motit Pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruese dhe mjeteve tē peshkimit gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi per linjen Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.Drejtori e Përgjithshme Detare do ju informojë në vijmësi për çdo ndryshim.