Koreografi Tan Brama ka bashkëpunuar me artistë të famshëm shqiptarë, mes tyre edhe Elvana Gjata. Por marrëdhënia e tyre u prish dhe sipas tij shkak u bë xhelozia e artistes ndaj këngëtareve të tjera.

Gjatë një interviste në dhjetor ai u shpreh se Elvana Gjata e hoqi nga Instagrami pasi ai publikoi një video në rrjetin social me Arilena Arën.

Ai tregoi edhe një rast tjetër, kur sipas tij, këngëtarja e ka përjashtuar edhe nga koncertet e saj, pa e njoftuar vetëm për faktin që kishte kërcyer edhe me Kidën.

Por së fundmi, Tan Brama iu është rikthyer këtyre deklaratave duke thënë se ka reflektuar’ dhe se sjelljet e Elvana Gjatës mund të mos jenë ashtu si ai i ka kuptuar.

Koreografi u shpreh se ajo është një nga artistet më të mira dhe se e vlerëson, por pas keqkuptimeve mes tyre nuk janë takuar më.

“Është histori e shkuar, u mërzita se u shkëputa nga turi i saj që kishim. Nuk e di, pse performova me Kidën. Po ndoshta s’ka pasur lidhje me Elvanën, se ajo ka të tjerë që merren. Por reflektova, nuk jemi takuar më me Elvanën, por unë e vlerësoj. Është një nga artistet më të mira, e ka treguar koha”, tha ai në Wake Up.

Gjithashtu, foli për marrëdhënien mes Donald Veshajt dhe Egzona Rafunës, ku u shpreh se gazetarja kishte një pëlqim për aktorin.

Ai theksoi se ka deklaruar ato që pa me sytë e tij dhe “kujt t’i djegë, le ta mbajë’.