Puthja e Ilirit dhe Arjolës edhe pse për lojë, ka qenë një nga lajmet më të komentuara gjatë ditës së sotme.
Kjo temë u trajtua në emisionin Shqipëria Live, ku e ftuar speciale ishte gruaja e Ilirit e cila dha opinionin e saj në lidhje me këtë temë.
Ajo tregoi se e kishte marrë me shumë pozitivitet dhe qetësi këtë gjë sepse ishte vetëm një lojë që zgjati vetëm pak .
Pjesë nga biseda:
Flori Gjini: Puthjen e Ilirit me Arjolën…
Gruaja e Ilirit: E pashë, më pëlqeu për mënyrën se si ato lozën, shumë kam parë nëpër rrjete sociale se si u puth se si u bë.
Erjona Rusi: Ishte rol që ta themi, po luanin ishte aktrim.
Gruaja e Ilirit: Ishte rol dhe njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet pjesën e roleve që bëjnë aktrim është puthje për momentin. Kam parë edhe një koment të një blogeri se di nëse mund ta them emrin Olti Curri, që kush do vijë tani që u puth me Arjolën. Nuk besoj të vijë njeri ose të ndodhi ndonjë gjë sepse ishte vetëm një aktrim.