Dy reperat, Getinjo dhe vëllai i tij Mozzik po realizonin një videoklip muzikor me makina luksoze në Zvicër por e kanë pësuar keq.
Policia ka ndërhyrë duke ndërprerë xhirimet e videoklipit “LamboZiki” të dy vëllezërve, për të kontrolluar mjetet luksoze.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë reperat, të cilët kanë shpërndarë nëpër llogaritë e tyre në Instagram, foto dhe video nga kontrolli policor.
Madje kanë publikuar një video të lajmit të transmetuar në mediat zvicerane.
“Policia ndërpreu xhirimin videoklipit në Zyrih”, shkruhet në postimin e Mozzik.
Nga ana tjetër, reperi Getinjo ka ndarë disa video të lajmeve nga mediat zviceriane.
Mozzik ka paralajmëruar albumin e ri muzikor që do të publikohet me 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve, dhe me sa duket në projektin e ri ai do të ketë një bashkëpunim me vëllain e tij Getinjo.