Napoli pësoi një disfatë befasuese në ditën e djeshme të Serisë A, teksa u mposht nga Verona me rezultatin 3-1. Të kaltrit nuk arritën të ngjiteshin në klasifikim dhe të shfrytëzonin ndalesat e Inter dhe Milan. Ky fakt, ka nervozuar jashtë mase presidentin De Laurentis, teksa ky i fundit është ndikuar edhe nga disfata në Superkupë ndaj Juventusit.
Ndaj, përtej Adriatikut, i shohin me shumë dyshim pozitat e trajnerit Xhenaro Gatuzo. Së fundmi, ish-trajneri Rafa Benitez është liruar nga detyrimet e tij në Kinë dhe është i lirë për të zgjedhur të ardhmen. Spanjolli ruan një marrëdhënie të mirë me De Laurentis dhe në qoftë se Gatuzo nuk ia del të ndryshojë skuadrën, atëherë do të shkarkohet për t’u zëvendësuar nga Benitez.
Ndërkaq, irritimi i presidentit De Laurentis shkon edhe te drejtori aportiv, Xhuntoli, nga i cili kërkohet një punë më e madhe dhe më e vlefshme në merkato.





