Rita Ora është shprehur se “po ndihet sikur po jeton një film të Disney-t” pasi ka marrë një rol ëndrrash për të luajtur në filmin “E bukura dhe bisha”.

Ylli festoi duke shpërndarë një fotografi të fëmijërisë së saj e veshur si heroina e historisë, Belle. Ora do të luajë së bashku me Luke Evans dhe Josh Gad në serialin Disney+.

“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit prequel të E Bukura dhe Bisha! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja Beauty and the Beast me familjen time pa pushim dhe menjëherë rashë në dashuri me muzikën dhe personazhet. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore“, tha ajo.