Kërkuesit kinezë të Suzhou kanë projektuar një sistem të bazuar në inteligjencën artificiale që do të kujdeset për embrionet në brendësi të mitrës artificiale.
Inxhinieria robotike ka për qëllim studimin e origjinës së jetës dhe zhvillimin embrional të qenieve njerëzore, në mënyrë që të arrijnë të dallohen dhe gjejnë zgjidhje për ato raste kur ka defekte në embrione, përfshirë këtu probleme të shëndetit riprodhues.
Kërkuesit deri më tani vëzhgonin manualisht çdo embrion që në fazat e para e derisa arrinin në stadin e fetusit, mirëpo një procedurë e tillë ishte problematike për burimet njerëzore.
Për këtë arsye lindi nevoja i projektimit të këtyre “dadove-robote”, të cilët do të kryejnë vëzhgim të imtësishëm të çdo faze embrionale, për të dalluar me preçizion të lartë çdo problem të mundshëm.
Këto studime sipas grupit kërkimor të Teknologjisë Biomjekësore, do të ndihmojnë shumë shkencën pasi do të mundësojnë një pasqyrë teorike për të zgjidhur shumë probleme të lindura, por edhe të tjera anomali në embrionet njerëzore.





