Detaje te tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Lezhë ku i riu Amaros Deda, humbi jetën.
Mësohet se i riu ka qëlluar veten me plumb në kokë pas një debati në familje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në verandën e banesës së tyre në Shenkollë të Lezhës.
32-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk arriti të mbijetojë.
Pritet që të këqyren kamerat e sigurisë së banesës për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur.





