Në një postim në “Facebook” Elton Arbana, kryebashkiaku i Shijakut thekson se sa e rëndësishme është të ndikojmë pozitivisht në jetën e njerëzve me punën që bëjmë dhe vendimet që marrim.
Duke e cilësuar Shijakun si një familje të madhe, Arbana thekson se “puna që më është besuar është përgjegjësi dhe privilegj në shërbim të shijakasve të mi”.
Postimi i plotë:
Nëse do të punosh për të pasur sukses duhet të ndjekësh një kauzë. Suksesi vjen kur i shërbejmë njerëzve, përmes kauzës që kemi, të ndikojmë pozitivisht në jetën e tyre me punën që bëjmë dhe vendimet që marrim.
Prandaj e kam thënë gjithmonë se puna që më është besuar është përgjegjësi dhe privilegj në shërbim të shijakasve të mi.
Shijaku, familja ime e madhe!