Dhjetëra qytetarë ishin dyndur në plazhin e madh paraditen e sotme për t’iu gëzuar motit të mirë, të kësaj prag fundjave.

Disa kryenin aktivitet fizik, të tjerë shëtisnin përgjatë bregut të detit, ndërsa shumë vogëlushë të klasave të para i gëzoheshin detit, ajrit të pastër dhe lojërave së bashku.

Të lodhur nga ditët e ftohta dhe me mot të keq, ata sot shijonin rrezet e diellit.

Pensionistët që e frekuentojnë thuajse përditë plazhin janë të kënaqur me pastërtinë e vijës bregdetare.

Temperaturat pritet të jenë rreth 15 gradë Celcius gjatë fundjavës, por me një përjashtim të vogël.

Pasditja do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta kryesisht në zonën veriperëndimore. Megjithatë, pjesa e parë e së dielës do të jetë me temperatura të larta dhe shumë diell.