Kandidati i PD-së për Durrësin, Luan Hoti, gjatë takimeve që po zhvillon me qytetarët e Durrësit për t’i treguar programin e tij nëse do të vijë në krye të bashkisë së qytetit bregdetar, thotë se një ndër objektivat është edhe “krjimi i hapësirave për çerdhe, kopshte dhe shkolla si dhe mbyllja përfundimtare e atyre problemeve që trashëgohen nga një mandat në tjetrin”.

“Në zonën e plazhit ku takova dhjetra qytetarë, nga të rinjtë e deri te mosha e tretë.

Do t’u japim nënave, baballarëve tanë dhe gjyshërve të fëmijëve tanë mundësinë të japin kontributin e tyre aktiv në jetën e qytetit nëpërmjet programeve të ndryshme sociale.

Programi ynë është krjimi i hapësirave për çerdhe, kopshte dhe shkolla si dhe mbyllja përfundimtare e atyre problemeve që trashëgohen nga një mandat në tjetrin.

Bashkë për Durrësin!”, shkruan Hoti.

Më herët, në një postim thetër në rrjetet sociale, Hoti shprehet se po shkon “derë më derë te qytetarët e Durrësit sepse beteja e tij është për ta!”