Anulohet udhëtimi i mbrëmjes drejt Ankonës.

Porti i Durrësit ka njoftuar se udhëtimi drejt Ankonës me tragetin “Claudia” është anuluar për shkak të një avarie që ka pësuar ky traget.

Në njoftim thuhet se kompania do rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara për këtë lundrim.

Njoftimi nga Porti i Durrësit:

Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar udhëtimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Ankonës me tragetin “Claudia” se ky lundrim është anuluar për shkak të një avarie që ka pësuar ky traget.

Kompania do të rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara për këtë lundrim.

Linja e Barit do të vijojë normalisht sipas orareve të parashikuara.

Për informacione mbi oraret e trageteve: https://www.durresport.al/tragetetsot.php”.