Një adoleshent është përplasur nga një makinë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm

Sipas policisë, i plagosur mbeti 17-vjeçari me iniciale M.B., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shoferi i makinës është i paidentifikuar për shkak se pas aksidentit braktisi mjetin dhe u largua nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.