Në ditën e të dashuruarve, kandidati i PD për bashkinë e Durrësit, Luan Hoti ka surprizuar bashkëshorten me një buqetë me lule dhe një status në rrjete sociale.

Ndërsa shfaqet në foto së bashku me gruan e tij Shpresa, Hoti shkruan:

“Për bashkëshorten më të mirë, për nënën më të dedikuar. Bashkë me Shpresën që prej 23 vitesh. Gëzuar e dashur!”

Ditën e prezantimit të tij zyrtar, më 10 shkurt, Hoti shoqërohej nga bashkëshortja dhe dy fëmijët, të cilët u ngjitën në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në fund të aktivitetit, për t’i shprehur mbështetjen e plotë për garën e 6 marsit.