Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Durrësin, Ardian Muka, vazhdon me takimet e tij elektorale, teksa sot shoqërohej edhe nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Muka shkruan se janë ndalur në Vadardhë, e cila vuan ende pasojat e tërmetit, pandemisë dhe përmbytjeve.

Muka nënvizon edhe fjalën e Berishës gjatë këtij takimi, që fitorja u buzëqesh atyre që e besojnë dhe Durrësin do ta fitojnë.

“Me liderin historik Dr.Sali Berisha jemi sot në Vadardhë e cila vuan pasojat e tërmetit, pandemisë dhe përmbytjeve. Ne do u shërbejmë durrsakëve të kalojnë këtë moment të vështirë. Siç edhe Dr. Berisha tha në këtë takim, fitorja u buzëqesh atyre që e besojnë. Durrësin do e fitojmë!”, shkruan Muka.