COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2102 testime, 187 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 974 të shëruar në 24 orët e fundit

24 orët e fundit janë kryer 2,102 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 187 qytetarë, në këto bashki: 90 në Tiranë, 21 në Berat, 15 në Durrës, 10 në Lushnje, 7 në Mallakastër, 5 në Sarandë, Peqin, 3 në Kamëz, Fier, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Poliçan, Gramsh, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mat, Tepelenë, Devoll, Skrapar.

Janë 7,980 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Vlora 80 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 80-82 vjeç, një qytetare nga Durrësi 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 974 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,091që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 187

Të shëruar në 24 orë 974

Të shtruar në spitale 111

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2,102

Testime totale 1,714,529

Raste pozitive 268,491

Raste të shëruara 257,091

Raste Aktive 7,980

Humbje jete 3,420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2602

Fier 1115

Gjirokastër 703

Shkodër 648

Elbasan 633

Vlorë 627

Berat 559

Lezhë 364

Korçë 246

Durrës 237

Kukës 197

Dibër 49