Megjithëse mot i keq me fortunal, kushtet atmosferike nuk i pengojnë aspak amatorët e sërfit të gjejnë mundësinë të kënaqin shijet e tyre.
Sot dy serfistë janë filmuar nga “DurrësLajm” në plazhin e Durrësit, të cilët kanë hyrë mes detit të trazuar dhe janë ushtruar me këtë sport që kërkon guxim, kurajë dhe përgatitje fizike.
Deti në gjirin e Durrësit sot ka arritur në forcën 5 ballë, por kjo mesa duket është thjesht një sfidë më tepër për të apasionuarit e sporteve ujore…





